Duka: Magjia e kapitalizmit është konkurrenca, jo bordet e qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Duka: Magjia e kapitalizmit është konkurrenca, jo bordet e qeverisë

Agron Duka, një sipërmarrës në tregun ushqimor thotë se ndërhyrja e qeverisë për përcaktim çmimesh në treg nuk është e drejtë.

 

I ftuar në emisionin E-ZONE ai thotë se në tregun e lirë nuk mund të ndërhyjë qeveria, pasi më shumë bën dëm, sesa shmang spekulimet.

 

Advertisement

“Magjia e kapitalizmit është konkurrenca e lirë dhe jo bordet e qeverisë. Nuk mundet kurrë asnjë lloj dore të kontrollojë tregun dhe cmimet, në këtë mënyrë qoftë ky edhe një bord. Po ju marr një shembull, që veza të dalë në treg, pula duhet të konsumojë misër edhe sojë. Këto dy pordukte janë shtrenjtuar ndjeshëm në treg. Misri kishte një kosto 200 lekë/kg, sot është 550, soja ishte 400 lek/kg, sot 1050 lekë. E sa do të dalë çmimi i vezës që kërkon të më përcaktojë mua kryeministri? S’ka mekanizëm që të ndalë rritjen e çmimeve.”

 

Levat e qeverisë,sipas Dukës, janë vetëm Autoriteti i Konkurrencës ose kontrollet për shmangien e spekulimeve, por jo ndërhyrje me përcaktime çmimesh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy