Familjarët e 8-vjeçarit Mateo, i cili u vra nga Klodian Çalamani kërkuan që drejtësinë ta vendosin me duart e tyre. Me tensione të shumta është zhvilluar protesta e tyre e radhës në ambientet e jashtme të paraburgimit në Vlorë.

Prindërit e vogëlushit, të afërm të tij, por edhe qytetarë të tjerë protestuan përpara godinës duke kërkuar që të futen me forcë brenda ambienteve për të bërë vetëgjyqësi.

Mes lotëve dhe britmave, familjarët i kërkuan policisë që të mos e ruajnë Çalamanin, 38-vjeçarin i cili vrau mizorisht fëmijën e mitur dhe më pas e groposi në oborrin e tij. Më pas familjarët u zhvendosen në një marshim drejt qendres së qytetit bregdetar. Ata në shenjë proteste bllokuan qarkullimin për pak minuta në Lungomare.

E ëma e Mateo Vasiut, kërkon të dijë pse komshiu i saj i vrau fëmijën, ndërkohë që shprehet se nuk kanë patur asnjë konflikt mes tyre. Ndërkohë të afërm të tjerw shprehen se shteti duhet ti japë asistencë psikologjike
prinderve të viktimës .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Familja Vasiu ndërkohë po mbledh firma për të kërkuar dënim me vdekje për 38-vjeçarin Klodian Çalamani.