Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa ndodhet në Tiranë së bashku me familjen e saj, ku pritet të mbajë një koncert.

 

Ajo ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ka publikuar një foto krah saj, ku shkruan se “brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Dua Lipa që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, shkruan Rama.