Policia rrugore iu ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Përmes një video në rrjetet sociale policia tregon se si droni kap shkeljet e shoferëve që nuk respektojnë sinjalistikat e përparësitë.
Gjoba e parë për këto shkelje shkon nga 5000 deri në 8000 lekë të reja.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në këto pamje “
Droni edukues ” konstaton se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim.
Kujdes! Në rreth rrotullim, përparësi i jepet mjetit që lëviz në të!
Në çdo rast, 50 m përpara ndryshimit të trajektores apo të korsisë, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë sinjalin përkatës.
Shkelja e këtij detyrimi, për herë të parë, ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë të rinj, sipas nenit 143 të Kodit Rrugor.
Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë u bën thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë Kodin Rrugor.
Udhëto i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor! Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";