Një 21-vjeçar që ishte i shpallur në kërkim u arrestua këtë të diel nga Policia e Malësisë së Madhe.
I riu me inicialet A. L. akuzohet se ka mbjellë drogë në faqen e malit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vermosh.
Advertisement
Ai dyshohet se këtë aktivitet kriminal e ka kryer në bashkëpunim me katër persona të tjerë, për të cilët policia po punon për t’i identifikuar dhe vënë në pranga.
Bimët narkotike që kishte mbjellë grupi kriminal u asgjësuan nga efektivët.
Advertisement