Një sasi e konsiderueshme prej mbi 50 kg kokaine është zbuluar në portine Durrësit, në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, e cila ishte vendosur në një anije me qymyr që vinte nga Kolumbia.
Kokaina është kapur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 50 kg. Bëhet me dije se droga ishte futur mes qymyrit.
Kapiteni i anijes është nga Rusia, teksa deri tani nuk ka persona të ndalur. Kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";