Drogë dhe telefona përmes dronit në burg/ Prokuroria e Lezhes kërkon 24 vite e 8 muaj burg për tre persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drogë dhe telefona përmes dronit në burg/ Prokuroria e Lezhes kërkon 24 vite e 8 muaj burg për tre persona

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 24 vite e 8 muaj burg për tre përsona, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin në muajin korrik të vitit 2019 tëntuan të fusnin drogë dhe telefona përmes dronit në burgun e Shënkollit në Lezhë.

 

Konkluzionet janë dhënë nga prokurori Ylli Pjeternikaj dhe ndaj tre të rinjeve u ngriten akuzat “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” në tentative dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Për këto vepra penale organi i akuzes kërkon dënimin me nga 9 vite e 4 muaj burg për shtetasit Xhefri Lumaj e Mentadent Veinca si dhe 6 vite burg për shtetasin Xhulio Kola.

 

Advertisement

Referuar dosjes hetimore është arritur të provohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në oret e vona të mbrëmjes të datës 6 korrik të vitit 2019, përmes dronit kanë tentuar tu fusnin 7 pako me lëndë narkotike su dhe 3 telefona celular në burgun e Shënkollit në Lezhë, të cilen e kishte porositur nga një i burgosur me të cilin kishin komunikuar me mesazhe. Rasti u pikas nga punonjësit e policisë së burgut të cilat gjatë shërbimit konstatuan, se aty po fluturonte një dron, i cili kishhte hyrë në zonën e ndaluar. Ata menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës, e ndërsa në mbështetje të tyre shkuan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

 

Pas bllokimit të dronit, policia gjeti të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë me tre karta. 3 personat të cilët po drejtonin dronin u arrestuan në flagrancë 1 km larg burgut të Shënkollit dhe brenda automjetit të tyre u gjet edhe telekomanda e mjetit.Tashmë do të jetë Gjykata e Lezhës e cila do të jape vendimin për 3 përsonat e pandehur në lidhje me këtë çështje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy