Drekë për njerëzit në nevojë/ Veliaj: Të lëmë mënjanë inatet dhe xhelozitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drekë për njerëzit në nevojë/ Veliaj: Të lëmë mënjanë inatet dhe xhelozitë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shërbyer drekën e Kurban Bajramit për disa të moshuar në një nga qendrat sociale në kryeqytet. Pasi uroi të pranishmit për festën, Veliaj u shpreh se cdo kush që ka mundësinë, duhet të bëjë mirë e te tregohet solidar.

 

”Për një Tiranë që ecën përpara duke pasur gjithë uratën dhe gjithë mbështetjen tuaj, besoj që thirrja e sakrificës për vitin 2021, është që të sakrifikojmë egon, smirën, xhelozinë, stërkëmbshat. Sot na kërkohet të sakrifikojmë vetëm inatet e vogla, xhelozitë e vogla, të sakrifikojmë thashethemet. Nëse duam të bëhemi një komb i mirë që e ka gojën mjaltë, që i ka duart e arta, që i thotë tjetrit bravo i qoftë dhe jo t’i nxjerrim sytë njeri-tjetrit, atëherë kombi ynë do shkojë përpara”, tha Veliaj.

 

Advertisement

Kryebashkiaku theksoi se në Tiranë do të shtohen qendrat sociale.

 

“Nëse ka të moshuar të tjerë, siç është ky komuniteti ynë këtu, që kanë nevojë për ndihmë, bujrum të vijnë këtu. Nëse keni edhe në komunitetin tuaj, keni komshinj, si në qytet dhe në fshat, që janë nevojtarë, hajde ta zgjidhim. Do bëjmë më shumë qendra të tilla sociale. Sot më vjen mirë që pavarësisht se tërmeti na prishi qendrën në Kombinat, jemi transferuar në ish-Nsharak. Dhe tani që po mbaron qendra në kombinat, është 3 herë më e madhe se ajo që kishim, do të thotë që ne kemi kapacitet për 3 herë më shumë të moshuar, gjyshër dhe gjyshe që t’i trajtomë me respekt.”

 

Advertisement

Në fund, Veliaj shtoi se mesazhi i  kësaj feste është sakrifica për ata që kanë nevojë dhe lënia mënjanë e egos apo  xhelozisë .

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy