Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në spitalin e Slavonski Brod, në Kroaci, Josip Samarxhiç ka folur për gjendjen e të plagosurve, pas aksidentit tragjik të një dite më parë.

Sipas tij, 42 pasagjerë kishin kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 15 prej tyre me lëndime të rënda.

“Ne i mbajtëm ata në trajtim. 15 prej tyre kanë lëndime të rënda trupore, dhe dy të plagosur janë vendosur në njësinë e kujdesit intensiv dhe po kryhen të gjitha procedurat e kujdesit intensiv. Katër u operuan. Ne vazhdimisht po monitorojmë situatën”, tha ai në Dnevnik N1.

Ata ofruan ndihmë psikologjike për fëmijët, shton Samarxhiç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne kemi 15 të mitur, njëri prej të cilëve ka dëmtime serioze. Kemi pasur ndihmë të madhe nga Ministria e Brendshme dhe Ambasada e Kosovës. Ne kemi emrat e njerëzve që janë në spitalin Brod-Posavina”, u shpreh ai.

Në autobusin e aksidentuar me targa të Kosovës, ndodheshin 67 pasagjerë, 10 prej të cilëve humbën jetën ndërsa 45 të tjerë janë lënduar.