Pak ditë para nisjes së sesionit parlamentar, Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë në dy grupe.
28 deputetë kanë riokonfirmuar mbështetjen për Enkelejd Alibeajn dhe për t’i dhënë atij mundësinë për të qenë kreu i grupit parlamentar.
Mësohet se deputeti Lefter Gështenja kishte kontaktuar 34 deputetë për t’u bërë pjesë e takimit, por në mbledhje morën pjesë fizikisht 20 ligjvënës, ndërsa siç bëjnë me dije burimet, 8 të tjerë kishin konfirmuar se mund të konsiderohen pjesë e mbledhjes, por për shkak se ishin jashtë vendit në rast të çdo vendimi kanë konfirmuar online përmes aplikacionit të “ëhatsapp”.
Surpriza në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve që deri më sot nuk kishin marrë pjesë në mbledhje si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj apo Helidon Bushati.
Deputetët e mëposhtëm, do paraqesin në Kuvend emrin e Alibeajt për kryetar të grupit parlamëntar.
Deputetët që konfirmuan Alibeajn
- Merita Bakiu
- Salaudini Jakupllari
- Andia Ulliri
- Enkelejd Alibeaj
- Jorida Tabaku
- Gazment Bardhi
- Flutura Açka
- Helidon Bushati
- Ferdinand Xhaferri
- Eralda Bano
- Saimir Korreshi
- Dashnor Sula
- Lefter Geshtenja
- Agron Gjekmarkaj
- Zheni Gjergji
- Kastriot Piroli
- Dhurata Cupi
- Bledion Nallbati
- Ramadan Likaj (online)
- Ilda Dhori
- Kreshnik Collaku (online)
- Orjola Pampuri (online)
- Flamur Hoxha (online)
- Arbi Agalliu (online)
- Emilja Koliqi (online)
- Alfred Rushaj
- Fatjon Veizaj (online)
- Lulzim Basha (online)