Ka nisur protesta e qytetarëve para Ministrisë së Brendshme.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro në mënyrë që të vendoset drejtësi për vajzën e mitur që u vra nga mjeti lundrues në Himarë dhe të parandalohen ngjarje të tjera të rënda.
Advertisement
Protesta është thirrur nga qytetarët dhe mbështetet nga fronti opozitar e Shoqëria Civile.
Kjo është protesta e dytë në pak ditë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në plazhin e Potamit ku u përplas për vdekje, Jonida Avdia nga skafi që drejtohej nga efektivi i policisë, Arjan Tase.
.
Advertisement
Në protestën e ditës së enjte qytetarët i vendosën ‘ultimatum’ qeverisë për dorëheqjen e dy ministrave megjithatë nuk pati asnjë reagim nga ana e qeverisë.