Normalizohet situata nga zjarri I rënë në fushën e mbetjeve në periferi të qytetit të Lushnjes, situatë e cila për më shumë se 24 orë shkaktoi një emergjence mjedisore.
Mjete të shumta të tonazhit të rëndë, zjarrëfikes nga Lushnja dhe bashkite e tjera përreth, punonjës të bashkisë Lushnje kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit që lëshoi një tym të rëndë, që shkaktoi shqetësim tek qytetaret e Lushnjës.
Ndihma e dhënë edhe nga kompanite e ndërtimit në qytetet, me mjetet e tonazhit të rëndë ishte vendimtare për të vënë nën kontroll të gjithë territorin e mbetjeve, që shkaktoi një situatë gati të ngjashme me problematiken e Fierit, ndonëse në Lushnje emergjenca zgjati shumë më pak.
Kujtojme që për zjarrin e rënë në këtë zone mbetjesh u arrestua roja i vendngrumbullohet që akuzohet për zjarrëvenie të qëllimshme.