Gjykata e Lartë vendosi të rikthejë për gjykim në Apel dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Këtë herë çështjen ta drejtojë një tjetër trupë gjykuese, duke miratuar kërkesën e avokatit të Tahirit, Maksim Haxhia.

 

Në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Tahiri u shpreh:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SAIMIR TAHIRI

ISH-MINISTER I BRENDSHEM

 

“Do të ndjekim procedurën dhe do të shkojmë sërish në Gjykatën e Apelit”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Avokati Haxhia renditi shkeljet proceduriale që konstatoi Gjykata e Lartë. Sipas tij në Apel do të kërkohet sërish pafajësia për Tahirin.

 

MAKSIM HAXHIA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

AVOKAT

 

“Ne kërkuam që çështja të zgjidhej në themel nga Gjykata e Lartë. Ajo e rrëzoi këtë kërkesë dhe u bazua vetëm në shkeljet procedurale. Kur flet Gjykata nuk ka të drejtë njeri të bëjë komente. Vendosi prishjen e vendimit për shkak të shkeljeve të rënda procedurale, që e cenonin vendimin”, tha avokati i Tahirit, Haxhia. “Ne do të kërkojmë pafajësinë. Ne jemi optimistë dhe të sigurt që drejtësia do të shkojë në vend, duke i dhënë Tahirit pafajësinë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Saimir Tahiri u dënua me 5 vite vite burg nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre. Por, pas gjykimit të shkurtuar ai përfundoi vetëm me shërbim prove.

 

Emri i ish-minstrit të brendshëm doli gjatë hetimevë të kryera nga prokuroria italiane ndaj bandës së Halilajve. Tahiri përmendej në bisedat mes trafikantëve gjatë përgjimeve të kryera nga hetuesit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";