Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg shtetasin Ervis Vladi, i cili ishte pjesë e çështjes së “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro, dhe pikërisht pronari i kësaj shume.
Vladi është dënuar për veprën penale “mosdeklarim të ardhurash në kufi”.
Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij ulet në 1 vit burg. Në të njëjtën dosje është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg edhe Agim Ceka për “armëmbajtje pa leje”.
Advertisement