Në një ankim është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për deputeten Elda Hoti.

Sipas dokumenteve, rezulton se ajo ka fshehur fshehur ndryshimin e emrin të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.

Ankimi është bërë në adresë të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi nga Llesh Nikolli, ndërsa për dijeni i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, drejtuesit të SPAK si edhe ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë.

‘Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar.Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në akimin e dorëzuar në KQZ, ku pretendohet se deputetja Elda Hoti ka shkelur ligjin për dekriminalizimin dhe konsumuar vepër penale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ankesa e dorëzuar në KQZ, mban datën 13.10.2021, ndërsa deri më tani nuk kemi ende një vendim prej këtij institucioni. Hoti është deputetja e cila mori mandatin e deputetit të Mark Markut, pasi ky i fundit dha dorëheqjen.