
Pak minuta më parë janë dorëzuar në selinë blu 4200 firmat që janë të nevojshme të të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ato të të ruhen në zyrën e Edi Palokës.
“Firmat do të ruhen në kasafortën e zyrës së kryetarit të Këshillit kombëtar të PD. Me garancinë e plotë se do të ruhet privatësia e të dhënave personale, pasi formularët këtu kanë jo vetëm gjeneralitetet por edhe numrin e kartës së anëtarësisë dhe të identitetit. Verifikimi i mandateve sipas rregullit të çdo kuvendi, bëhet vetëm nga Kuvendi. Vetëm kuvendi ka të drejtën statutore të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë që ka firmosur formularin”, tha Berisha.