Dorëhiqen ministrat e “Besës”, deputeti i “rrëmbyer” paraqitet në polici

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dorëhiqen ministrat e “Besës”, deputeti i “rrëmbyer” paraqitet në polici

Vijojnë ende përpjekjet e opozitës në Maqedoni të Veriut për rrëzimin e qeverisë. Lëvizja “Besa”, që tashmë i është bashkuar grupimit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ka tërhequr anëtarët e saj nga qeveria.

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, bashkë me dy zëvendësministra të tjera dhanë dorëheqjen nga postet e tyre. Tani mbetet e paqartë situata me mazhorancën parlamentare, teksa duket se asnjëra palë nuk formon shumicën.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se deputeti Kastriot Rexhepi është paraqitur në polici dhe ka mohuar raportimin për zhdukjen e tij. Në deklaratën e tij, ligjvënësi i Lëvizjes “Besa” thotë ishte strehuar vullnetarisht tek një miku i tij, për t’u mbrojtur nga trysnia e madhe që solli seanca për rrëzimin e qeverisë.

Përpara deklaratës në polici, deputeti Rexhepi i bëri thirrje drejtuesve të partisë “Besa” që të mos marrin vendime të nxituara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy