Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar për vendimin e Grida Dumës e cila sot lajmëroi se la mandatin e deputetes.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Patozi ngre pikëpyetjen se çfarë po ndodh në PD që deputetët e kësaj force politike po largohen në masë.
Mes ironisë, ai shkruan se më shumë po ikin demokratë nga Kuvendi, sesa shqiptarë për në Angli.
“LAJMI ËSHTË PSE PO IKIN
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Po shoh se si po vrapojnë të gjithë për të gjetur se me kë do të bëhen zevendësuesit e Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga lista e grupit parlamentar të PD, me foltoren e Doktorit apo me antifoltoren e “Alibashës”.
Ndërkohë që lajmi është se çfarë ka ndodhur në atë parti, prej së cilës edhe deputetët po largohen në tufa.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Saqë ngjasojnë me ata shqiptarët e dëshpëruar, që lënë atdheun përditë duke kaluar La Manshin me gomone, pa e kthyer fare kokën mbrapa.
Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë”, shkruan Duma.