“Kur arrita në dhomën e gjumit në katin e dytë pashë një vajzë të shtrirë me fytyrë poshtë në shtrat“.
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e tmerrshme të 20-vjeçares Caroline nga burri i saj 32-vjeçar në Glyka Nera të Greqisë. Brutaliteti që karakterizon kryerjen e krimit pasqyrohet në faktet që zbulojnë mbytjen.
Një nga pjesëtarët e ndihmës së shpejtë që arriti i pari në shtëpinë e çiftit u shpreh se sapo hyri e kuptoi se e reja kishte vdekur dhe se vuri re disa njolla gjaku në çarçaf. Më pas, vëmendja e tij u kthye te foshnja 11 muajshe e cila ishte në dhomën e krimit, por fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.
“Foshnja u duk se ishte mirë me shëndet. Policia më informoi se brenda shtëpisë ishte një vajzë, e cila ishte pa ndjenja. Kështu, unë dhe një oficer policie hymë në shtëpi për të parë vajzën.
U ngjitëm në katin e dytë të shtëpisë përmes një shkalle të brendshme. Kur arritëm në dhomën e gjumit në katin e dytë, pashë një vajzë të shtrirë me fytyrë poshtë në shtrat, e cila kishte dorën e djathtë të palosur pas belit“.
Kështu e përshkruan skenën e tmerrshme, pjesëtari i ndihmës së shpejtë që vijon më pas duke plotësuar dëshminë tronditëse. “Sapo e kapa atë e kuptova se ajo ishte e ftohtë dhe kishte vdekur. Sidoqoftë, e ktheva pak a shumë me kujdes, për të parë në çfarë gjendje ishte fytyra e saj dhe nëse kishte puls. Në çarçaf në nivelin e kokës vura re pika gjaku.
Menjëherë pas kësaj njoftuam policinë se vajza nuk ka shenja jete dhe pritëm që eksperti përgjegjës të vinte. Rreth një orë më vonë u larguam nga vendi i krimit“, shprehet ai në dëshminë e tij.