Doni të protestoni? Bëjeni, nga sot nuk keni më nevojë për leje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Doni të protestoni? Bëjeni, nga sot nuk keni më nevojë për leje

Hiqen pengesat për të protestuar! Nga sot, nuk gjobiteni më apo rrezikoni të dënoheni me burg nëse dilni në protestë.

 

Ky vendim është marrë këtë të mërkurë nga Gjykata Kushtetuese, e cila shfuqizoi një nen të rëndësishëm të Kodit Penal, nenin 262 “organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

 

Advertisement

Qeveria ka gjashtë muaj afat për të ndryshuar Kodin Penal dhe të bëjë reflektimet e nevojshme.

 

Çfarë parashikon Neni 262 i Kodit Penal

 

Advertisement

Neni 262 – Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme

 

Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

Advertisement

Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy