Dolën në liqenin e Pogradecit me kanoe dhe humbën kontaktet, policia shpëton babanë me dy fëmijët e mitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dolën në liqenin e Pogradecit me kanoe dhe humbën kontaktet, policia shpëton babanë me dy fëmijët e mitur

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare nw Pogradec i shkuan në ndihmë një shtetasi dhe dy fëmijve të tij të mitur, që kishin dalë në liqen me një mjet lundrues kanoe.

Rreth orës 12:45, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pogradec, ka mbërritur një telefonatë, ku një shtetase kërkonte ndihmë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi Gj. R., së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur, kishin dalë në liqen me një mjet lundrues kanoe, dhe kishin humbur kontaktet.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare me Jet Ski, dolën në liqen dhe bënë të mundur lokalizimin e kanoes me tre shtetasit larg perimetrit të sigurisë, dhe siguruan kthimin në breg të tyre pa probleme./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy