Një 67-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ndezi zjarr në fshatin Kamunah dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre.
“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi shtetasin N. M., 67 vjeç, banues në fshatin Mollas.
67-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr pranë stanit të tij, në fshatin Kamunah, bashkia Mollas, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre (pronë publike).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /vizionplus.tv