Dogji ish-bashkëshorten me benzinë, gjykata lë në burg 45-vjeçarin në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dogji ish-bashkëshorten me benzinë, gjykata lë në burg 45-vjeçarin në Korçë

Gjykata e Korçës la në burg 45 vjeçarin Bledar Trëndafili i cili një muaj më parë dogji me benzinë ish-bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili.

Trëndafili gjatë seancës gjyqësore, ka shprehur pendesë për veprimin e tij, madje ka shpërthyer edhe në lot.

“Jam penduar për atë që kam bërë, por nuk jam në gjendje të them përse shkova në atë akt”, tha ai.

45 vjeçari i është shprehur trupit gjykues se ka dyshime të forta për tradhti të bashkëshortes së tij, teksa thekson se Melisa Trëndafili nuk e ka lejuar të takonte fëmijët.

Advertisement

” Të gjitha këto e kanë rënduar gjendjen time psikologjike madje dhe ditën që ka ndodhur ngjarja kam shkuar për t’i kërkuar të me lejonte të takoja fëmijët”, shtoi Trëndafili.

Ditën e ngjarjes Bledar Trëndafili ka shkuar për t’a ritakuar për të disatën herë bashkëshorten që t’a bindte që të hiqte dorë nga proçesi gjyqësor, pasi ishin në prag divorci.

Gjatë bisedës pranë banesës së ish-gruas krejt papritur Bledari e ka spërkatur me benzinë duke i vënë edhe flakën. Për ditë të tëra gruaja qëndroi në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar dhe tani ndodhet në banesën e saj, në kushte më të mira shëndetësore.

Policia vetëm 2 ditë më parë prangosi Bledar Trëndafilin, të cilin e akuzon për vrasje me dashje për shkak të marrdhënieve familjare. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy