Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Astrit Carën dhe Besnik Balanin, dy personat e arrestuar gjatë protestës së Berishës, pasi grisën e dogjën 4 flamuj serb.

 

E pranishme në seancë në mbështetje të tyre ishte edhe Albana Vokshi, ndërsa dy të pandehurit nuk thanë asnjë fjalë në gjykatë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Referimi për dy të akuzuarit u bë nga drejtoria e antiterrorist në Policinë e Shtetit. Djegia e flamujve ndodhi gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha kundër vizitës së Presidentit serbe Aleksandar Vuçiç në Tiranë.