Dy persona janë vënë në pranga dhe 6 adoleshentë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha, kundër nismës së ‘Ballkanit të Hapur’, dogjën 4 flamujt e Serbisë një ditë më pare.

 

Në pranga ra Astrit Cara, 41-vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56-vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.