Do transportonte 12 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 35 vjeçari nga Saranda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Do transportonte 12 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 35 vjeçari nga Saranda

Një 35 vjeçar nga Saranda me iniciale A.h është arrestuar nga policia, pasi tentoi të nxirrte jashtë kufirit 12 emigrantë të paligjshëm.

 

Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë:

 

Vlorë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.  

 

Advertisement

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bypass”.

 

Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 35-vjeçari.

 

Advertisement

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Bypass”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 35 vjeç, banues në Sarandë.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kaninë – Alikok, duke transportuar me një mjet tip furgon, 12 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.       

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy