Deputeti demokret Enkelejed Alibeaj, i cili është edhe kryetar i Komisionit Hetimor të 25 prillit, ka nxjerrë jashtë sallës së mbledhjes Drejtoreshën e Shërbimeve në Kuvend, Lefterie Lleshi.
Ai kërkoi nga garda që Lleshi të nxirrej jashtë sallës. “Nxirreni nga ambientet e sallës së Byrosë dhe ka marrë vërejtje nga kryetari i Kuvendit. Garda ju lutem nxirreni jashtë zonjën në fjalë.”
Me ikjen nga Kuvendit të deputetëve të Partisë Socialiste, Kuvendi ka ndërprerë transmetimin për shkak se në Komision nuk është kuorumi i mjaftushëm, edhe pse Alibeaj paralajmëroi kallëzim penal.
“Zonjë je duke shkelur totalisht ligjin. Do të çoj në ndjekje penale ty dhe çdokënd tjetër”, tha Alibeaj.
Kujtojmë se në vitin 2012, Lefterie Lleshi u zgjodh kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes mbështetjes së konsiderueshme nga ana e PD-së.