Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka përndjekur dhe kanosur nëpërmejt telefonit një 38-vjeçare.

“Pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj, policia ka arrestuarshtetasin G. M., 21 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.  /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";