
Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpashereshme në pjesnë më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtrëra shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e hera-herës në momentin e zhvillimit të vranësirave fitoin shpejtësi deri në 10-15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen pa ndryshime të ndjeshme në vlerat minimale dhe rënie në vlerat maksimale, nga 15 grad celcius deri në 31 grad celcius.
Rajoni i Ballkanit parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të rajoni, në veri reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Pwr sa i pwrket Kontinentit Europian, Europa Qendrore, pjesërisht ajo Lindore dhe Gadishulli Apenin do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parshikohet me vranësira dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar. Ndersa në pjesën tjetër të Europes, Ishujt Britanik, Gadishulli Iberik dhe Brigjet e Egjeut pritet të jenë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.