“Do të mbytem”, flet nëna e 16-vjeçares që shfrytëzohej për prostitucion: Nuk kam asnjë njeri, vajzën e kërcënonin abuzuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do të mbytem”, flet nëna e 16-vjeçares që shfrytëzohej për prostitucion: Nuk kam asnjë njeri, vajzën e kërcënonin abuzuesit

Nëna e 16-vjeçar që dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion ka rrëfyer se si kuptoi abuzimin që po i bëhej të bijës.

Ajo tha për mediat se e mitura është shfrytëzuar dhe kërcënuar vazhdimisht nga shfrytëzuesit që të mos tregonte atë që po i ndodhte.

Siç ajo tregon, e bija pasi e ëma ka kuptuar ngjarjen, është shprehur se do t’i japë fund jetës.

“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh? E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor. E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha”, tha e ëma e të miturës.

Advertisement

Policia e Maliqit ka vënë në pranga 26-vjeçarin, Marsel Baçi, i cili akuzohet se shfrytëzonte të miturën duke i gjetur asaj “klientë”./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy