Udhëtarët që kanë rezervuar lundrimet drejt Italisë me traget nuk do të mund të udhëtojnë dot sot.
Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi se për shkak të një defekti të linjave GNV dhe Adria Ferries, sot nuk do të ketë nisje nga Porti i Durrësit drejt Ankonës, deri në një njoftim të dytë.
“Ndërsa tragetet e linjës Durrës-Bari do vijojnë me lundrimet normalisht në këto orare:
Trageti “Rigel III”, AGJENCIA Ventouris/Duni, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 13.00
Trageti “AF Marina”, Agjencia Adria Ferries/GNV ora e nisjes nga Porti i Durrësit 13.00
Trageti “Rigel II”, AGJENCIA Ventouris/Duni, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 23:59 Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Për sa i përket lundrimeve të mbrëmjes me linjat Adria Ferries dhe GNV, oraret reja të nisjes janë si vijon:
Trageti “SAGA”, Agjencia Adria Ferries, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 23.59
Trageti “AF Claudia”, Agjencia Adria Ferries, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 23.59 Me qëllim shmangien e radhëve apo mbingarkesës në qarkullim brenda territorit të Portit, Check-ini për këto dy lundrime do të mundësohet sot duke nisur nga ora 13:00”, sqarohet në njoftim.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";