Në prani të ekspertëve të njohur, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës prezantoi programin për Bujqësinë dhe Mjedisin. Roland Bejko sqaroi 5 shtyllat kryesore për të ringritur sektorin.

 

ROLAND BEJKO

KANDIDATI I PD PËR BASHKINË E TIRANËS

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vendosja në funksionim të plotë i të gjithë rrjetit ujitës që shtrihet në territorin e zonave rurale të Bashkisë Tiranë dhe që është në administrim nga kjo bashki. Mbështetje financiare për të gjitha iniciativat që synojnë standardizimin cilësor dhe certifikimin e produkteve vendore, paketimin e tyre dhe ngritjen e aktiviteteve industriale të lehta.”

 

Gjithashtu Bejko tha se do të hapë 5 tregje të reja në hyrjet e Tiranës si dhe do ndërtojë 250 km rrugë në zonat rurale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale në të cilat nuk ka patur ndërhyrje në vitet e fundit, gjithsej rreth 250 km, duke garantuar daljen në treg për të gjithë familjet fermerë. Ndërtimi i së paku pesë tregjeve të produkteve bujqësore në pikat hyrëse të qytetit të cilat do të kenë vend specifik për fermerët e Malësisë së Tiranës, zonës së Kamzës, zonës së Baldushkut dhe Ibës, zonës së Arbanës dhe Selitës.”

 

Roland Bejko propozoi pika konkrete që lidhen edhe me ndërtimin e tre parqeve të gjelbra në Kashar, Mullet dhe Paskuqan si dhe kushtëzimin e lejeve të ndërtimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";