Në prani të ekspertëve të njohur, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës prezantoi programin për Bujqësinë dhe Mjedisin. Roland Bejko sqaroi 5 shtyllat kryesore për të ringritur sektorin.
ROLAND BEJKO
KANDIDATI I PD PËR BASHKINË E TIRANËS
Advertisement“Vendosja në funksionim të plotë i të gjithë rrjetit ujitës që shtrihet në territorin e zonave rurale të Bashkisë Tiranë dhe që është në administrim nga kjo bashki. Mbështetje financiare për të gjitha iniciativat që synojnë standardizimin cilësor dhe certifikimin e produkteve vendore, paketimin e tyre dhe ngritjen e aktiviteteve industriale të lehta.”
Gjithashtu Bejko tha se do të hapë 5 tregje të reja në hyrjet e Tiranës si dhe do ndërtojë 250 km rrugë në zonat rurale.
“Rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale në të cilat nuk ka patur ndërhyrje në vitet e fundit, gjithsej rreth 250 km, duke garantuar daljen në treg për të gjithë familjet fermerë. Ndërtimi i së paku pesë tregjeve të produkteve bujqësore në pikat hyrëse të qytetit të cilat do të kenë vend specifik për fermerët e Malësisë së Tiranës, zonës së Kamzës, zonës së Baldushkut dhe Ibës, zonës së Arbanës dhe Selitës.”
Roland Bejko propozoi pika konkrete që lidhen edhe me ndërtimin e tre parqeve të gjelbra në Kashar, Mullet dhe Paskuqan si dhe kushtëzimin e lejeve të ndërtimit.