Presidenti Ilir Meta u shpreh në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe jo parimi stalinist, ndërsa iu bëri thirrje partive politike që të paraqesin alternativat e tyre dhe jo të intimidojnë votuesit.

Ai beson se drejtësia do të çlirohet nga kapja dhe trysnia politike.

“Nëse nuk erdhi ajo drejtësi që prisnim për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, unë jam i bindur se nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të vijë dhe do të çlirohet edhe drejtësia nga kjo kapje e jashtëzakonshme dhe trysni politike.”

Kreu i shtetit shtoi se duhet të rritet vëmendja dhe monitorimi i të gjitha institucionet për rastet e veprave penale që prekin zgjedhjet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të dekurajojmë çdo krim zgjedhor dhe të inkurajojmë qytetarët që votat e tyre do të mbrohet. Ka marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe do të marrë fund indiferenca jonë përballë parimit stalinist, që nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron.”