Autoriteti Rrugor njofton se duke nisur nga mbrëmja e të dielës do të devijohet lëvizja në tunelin e Elbasanit.
Kjo për shkak se do të lahen muret e këtij tuneli.
Advertisement
Mësohet se punimet do të nisin nga ora 21:00 deri në orën 06:00. Sipas Arrsh-së, lëvizja e mjeteve do të bëhet në njërin prej tuneleve, ndërkohë që në tjetrin nis larja.
Ky proces do të përfundojë brenda një muaji.
Advertisement
Automjetet do duhet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, ndërsa do të ketë prezencë të policisë nga të dyja anët e tunelit.