“Djema çfarë bëra” , misteri i vdekjes së 26-vjeçares në Greqi, vathi dhe çanta fundosin të dashurin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Djema çfarë bëra” , misteri i vdekjes së 26-vjeçares në Greqi, vathi dhe çanta fundosin të dashurin

Vetëm pak kohë pas rastit të Caroline, një tjetër vrasje është mbuluar nga misteri në Greqi. Bëhet fjalë për një vajzë 26-vjeçe e cila kishte shkuar për pushime me të dashurin në Folegandros, por që u gjet e pajetë në det, ndërsa 30-vjeçari u arrestua mbrëmjen e sotme.

Fillimisht dyshimet ishin se ai kishte vdekur, por u arrestua pasi u identifikua nga një banor i zonës në vendin shkëmbor ku u gjet trupi i vajzës fatkeqe. Në momentin që u arrestua, 30-vjeçari dyshohet se u tha policisë  “djema çfarë bëra, ishte moment i keq“. Pastaj ai u dërgua në stacionin policor të ishullit.

Ende është mister si humbi jetën vajza me të cilën ai ishte i shoqëruar dhe po kalonte pushimet. E ndërsa pritet dëshmia e të arrestuarit dhe ekspertiza e trupit të vajzës, mediat greke shkruajnë se policia gjeti një vath dhe njolla gjaku në vendin ku vajza u gjet e pajetë.

Po ashtu, varësja që mbante në qafë i ishte hequr me forcë. Shenja që mund të ketë pasur një grindje mes tyre. Kjo tezë përforcohet edhe dëshmitë e disa banorëve në Folegandros që janë shprehur se kanë parë çiftin duke debatuar disa orë para se vajza të gjendej e pajetë në det.

Advertisement

Dyshimet kryesore bien mbi 30-vjeçarin që mund të jetë ai autori i vrasjes. Ai u identifikua nga një dokument në çantën e 26-vjeçes që u gjet pranë trupit të saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy