Protesta e djeshme në tiranë kundër nismës “Ballkani i Hapur” nxiti reagimin e Beogradit.
Kryeministrja serbe ana brnabiç tha për mediat vendase se protestuesit tremben nga një rajon bashkëpunues dhe se duan vetëm konflikte.
Advertisement
“Fola me presidentin Vuçiç dhe më konfirmoi se gjithçka ishte në rregull. Ai nuk u mërzit.
Disa njerëz nuk mund të imagjinojnë një të ardhme ndryshe. Politika e tyre e vetme është politika e konfliktit, jo ajo e bashkëpunimit.
Advertisement
Shumë politikanë, për fat të keq, janë politikanë të së shkuarës që duan të ndërtojnë politikën e tyre me konflikt. Por Vuçiç është vizionar dhe ai pa një të ardhme tjetër, me më shumë liri dhe shërbime”,-deklaroi kryeministrja e Serbisë, Bërnabiç.