Samiti i ardhshëm i Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili ditën e djeshme ishte i pranishëm në Saimitin që u mbajt në Britaninë e Madhe. Sipas kreut të qeverisë, kjo tregon pozicionin e ri që ka fituar Shqipëria në arenën ndërkombëtare. Krahas lajmit, Rama ka ndarë edhe një video me momentet kryesore nga Samiti gjatë takimit me liderët botërorë.

Edi Rama: MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e bukur se Samiti i Komunitetit Politik Europian që u mbajt dje në Londër, vitin tjetër do të mbahet në Tiranë si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";