Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet e transformimit të rezidencës së re që hapi dyert dje në Vaqarr.
Rama shpërndan video ku tregon sesi gjithçka ndryshoi dhe u rindërtua pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të 2019, teksa shkrua se kjo është shëmbëlltyrë e solidaritetit shqiptar.
“MIRËMËNGJES dhe me pamjet e transformimit të rezidencës së re që hapi dyert në Vaqarr, shëmbëlltyrë e solidaritetit shqiptar e të bashkëpunimit me Fundjavën Ndryshe, ju uroj një të diel të paqtë”shkruan Rama në postimin e tij.
Kujtojmë që dje u dërzuan banesat e reja familjeve që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2 viteve më parë.
Advertisement