“Djali më fshinte lotët: Mami mos u mërzit!”/ Piktorja rrëfen dramën e divorcit: Na ndau vjehrra!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Djali më fshinte lotët: Mami mos u mërzit!”/ Piktorja rrëfen dramën e divorcit: Na ndau vjehrra!

Një histori e trishtë, një nga ato histori të zakonshme në shoqërinë tonë por që kush ka guximin të flasë e aq më tepër në televizion. Piktorja Redjola Licaj ka treguar për Vizionin e Pasdites, momentet më të vështira, ku gjithë natën pas divorcit mund të qante dhe ditën të vazhdonte angazhimet e saj.

 

Ajo shton më tej se forcën për të marrë veten e ka gjetur tek djali i saj, i cili sa herë e shihte të mërzitur, i fshinte lotët.

 

Advertisement

“Mua më vjen një gjë keq, sepse femrat zakonisht mendojnë shumë për fëmijët dhe bëjnë shumë mirë. Por që fëmija të jetë mirë dhe i lumtur duhet të jetë edhe prindi i lumtur, duhet të jetë mami i lumtur. Unë  në fillim mendoja për tim bir, që mos më shikonte me lot në sy, sepse ndodhte shpesh që ai më fshinte lotët dhe thoshte  mami, jam unë këtu mos u mërzit. Më ndodhte çuditshëm që më duhej të lagia gjithë natën jastëkun me lot dhe në mëngjes ta nxirrja në dritare që të thahej. Realisht, kështu ndodhte vërtet dhe të vazhdoja ditën normalisht. Një forcë gjatë ditës, por një zhytje emocionale shumët ë madhe gjatë natës”.

 

Piktorja më tej tha se vjehrra dhe bashëjetesa me të ka qenë shkaku i ndarjes nga bashkëshorti. Duke menduar për lumturinë e vetes së saj, Redjola thotë se vendosi të divorcohej dhe të jetonte e lumtur.

 

Advertisement

Dashuria e prindit për fëmijën ndonjëherë e dëmton. Është një dashuri e sëmurë që dëmton dhe ai dëmtim mund të çojë në prishje të marrëdhënieve. Ndonjëherë ne nuk kemi forcën që të vendosim ato pikat mbi i. Dhe jemi të detyruar pastaj, ose humbasim njerëz, ose të na humbasim njerëz. Ishte një bashkëjetesë e pamundur duke qënë të tre, me partnerin dhe me vjehrrën dhe nuk mund të gjenim atë zgjidhje për të pasur një martesë të lumtur. Dhe unë preferova të tërhiqesha pa qenë shumë vonë për veten time, as për fëmijën jo. Mund të dukem si egoiste, por fëmija ka jetën e tij dhe kujdesjen e të dy prindërve, ndërsa ne femrat duhet të mendojmë pak për veten tonë”.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy