Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe interesimin që qytetarët po tregojnë për babanë e tij, i cili po përballet në Hagë me pretendimet për krime lufte.

Endri Thaçi shkruan asnjë pretendim nuk mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shton se ata si familje besojnë në drejtësinë ndërkombëtare.

“Familja jonë është shumë krenare me kontributin në këto tri dekada të birit, vëllait, bashkëshortit dhe babait tonë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe jemi të bindur se asnjë pretendim, sado dashakeq që mund të jetë, nuk mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, seanca e dytë dëgjimore për ish-presidentin  Thaçi është caktuar të mbahet në datën 18 nëntor në orën 11:00.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";