Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbush sot 54 vjeç.
Në këtë ditë të shënuar për familjen Thaçi, i biri i tij, Endriti, ka postuar një foto krah gjyshërve, ndërsa i ka kushtuar të atit edhe një urim emocionues.
Advertisement
Ai i ka uruar babait shëndet dhe kthim sa më të shpejtë nga paraburgimi i Gjykatës Speciale në Hagë, ku po mbahet.
“Babi, Çdo ditë e jetë tënde është ditëlindje, sepse një jetë të tërë ke qenë i gatshëm për t’u sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Me shumë mall, dashuri dhe krenari shprehim urimet më të mira për ty”, ka shkruar ai.
Advertisement
Advertisement