Dixhitalizimi edhe në banka/ Rama: Jepini fund radhëve , përdorni e-Albania

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dixhitalizimi edhe në banka/ Rama: Jepini fund radhëve , përdorni e-Albania

Kryeministri Edi Rama u kërkoi bankave të nivelit të dytë të dixhitalizojnë të gjitha shërbimet për të mos i sorollatur qytetarët në radhë. Rama apeloi për reflektim nga institucionet financiare edhe për komisionet e larta që aplikojnë për shërbimet.

 

 

“Duhet që të thjeshtojmë procedurat, të reduktojmë dokumentet shoqëruese, të bëjmë maksimumin që jeta e qytetarëve dhe bizneseve të lehtësohet maksimalisht. Pastaj do të mbetet vetëm ai stresi që kur ulen përballë jush dhe kërkojnë kredira, aty është thonë, se unë se kam bërë ndonjëherë, por thonë që janë si dhimbjet e lindjes në maternitet”, thi.

Advertisement

 

Dhe ilaçi është e-Albania. Nga bankat tregtare kryeministri Edi Rama kërkon me ngulm që ato shërbime dhe pagesa që mund të kryhen elektronikisht të zhvendosen nga ai fizik në online.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Një qytetar që ka një kartë krediti, debiti apo online-banking dhe të iket e të niset te dera e bankës për të paguar një shërbim publik. PO njësoj siç bënë me e-albania mund të kryejë edhe pagesën, po aty në e-albania.

Advertisement

 

Dhe për ta arritur këtë, Edi Rama sqaroi se nuk është e nevojshme që secila bankë tregtare të bëjë marrëveshje dypalëshe me secilin institucion shtetëror. Është E-Albania që e mundëson atë.

 

MIRLINDA KARÇANAJ
DREJTORE E AKSHI
Që në 2015-ën u jemi lutur bankave që të integrohen me platformën qeveritare të ndërveprimit pikërisht që të kursejnë kohë, të kursejnë dhe lekë. Pse? Sepse nuk keni asnjë nevojë që të lidheni kokë më kokë me të gjitha institucionet për shërbimet e tyre por lidheni njëherë me platformën e ndërveprimit dhe 55 sistemet që janë të lidhur bëjnë të mundur komunikimin në kohë reale mes platformës dhe jush, për kryerjen e pagesava tuaja.

Advertisement

 

Në përgjigje të ankesave të shumta siç tha Edi Rama nga qytetarët, është edhe komisioni. E cilësoi të lartë dhe nga drejtuesit e bankave kërkoi ulje.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Unë e di që bankat për fitimin nuk njohin nënë e babë, por bankat e nivelit të dytë kanë posto peshe nga pesë deri në 20 për qind, në çdo pagesë të kryer në sportel apo e-banking. Çfarë vlere ka që ne marrim me shpejtësi shërbimet nga e-albania dhe pastaj shkojmë dhe harxhojmë dy orë, tre orë në bankë për të paguar 5 mijë lekëshin.

Advertisement

 

Të dyja kërkesat, si bashkëpunimi me E-Albania dhe reduktimi i pagesës për shërbimet në bankë nuk ndeshën në refuzimin e të zotëve të bankave të nivelit të dytë.

 

BLEDAR SHELLA
KRYETAR I SHOQATES SE BANKAVE
Për sa i përket kosotove edhe ne këtu jemi të gatshëm që ti ulim kostot në minimum dhe të jemi pothuajse nën kosto, pra për ofrimin e këtyre shërbimeve në koston e tyre pa pasur asnjë fitim.

Advertisement

 

Pas kërkoi një digjitalizim të plotë të shërbimeve dhe pagesave nga bankat tregtare, Edi Rama kërkoi të ecet para me angazhimin e qeverisë për të formalizuar paratë e emigrantëve.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Për të mos lejuar që amnistia fiskale të përdoret si rrugë për kriminel dhe për të korruptuar.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy