Ditea Berisha flet pas përfundimit të “Ferma VIP”, tregon çfarë i mungon më shumë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ditea Berisha flet pas përfundimit të “Ferma VIP”, tregon çfarë i mungon më shumë

Ditea Berisha, një nga finalistet e “Ferma VIP”, diën e sotme ishte e ftuar në “Vizionin e Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti. Më 12 qershor ishte finalja e madhe e spektaklit, i cili u fitua nga Dijonios Biba.

Ditea u shpreh se eksperienca brenda Fermës ishte një nga më të bukurat e jetës së saj, të cilën thotë se do ta mbajë me vete gjithë jetën. Gjithashtu tregon se çfarë i mugon më shumë tani që spektakli ka mbaruar.

Ditea Berisha: Është një nga eksperiancat më të bukura që mendoj se do ta mban me jete gjithë jetën. Më ka mësuar shumë gjëra. Mendoj që ka qenë jashtë pritshmërive të mia, për mirë. Mendoja se pjesa e izolimit do ishte e vështirë dhe mendova se do mërzitesha, por Ferma ma bëri shumë më të thjeshtë. Më ka bërë që të vlerësoj më tepër jetën jashtë qytetit.

Më entuziasmoi fakti që ishte një format i ri, i cili nuk ishte bërë më parë në Shqipëri. Unë nuk jam shumë e dhënë pas jetës së fshatit. E mora me shumë entuziasëm se thashë do provoj diçka të re.

Advertisement

Nuk pendohem për asgjë që kam bërë në Fermë. Mbase në disa situata duhet të kisha reaguar më shumë. Në shumë raste e kam marrë më shumë seriozisht seç duhej pjesën e sfidave dhe punëve, por mendoj se duhet ta isha shijuar më shumë.

Gjëja që më mungon është kafeja që pija çdo mëngjes, me atë pamjen cicërimat e zogjve, nuk kishte zhurma makinash apo borish. Ë mungon qetësia që më falte Ferma./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy