
Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se njëri nga aksidentet ka ndodhur në qytetin e Laçit, ndërsa tjetri pranë mbikalimit të Patokut në autostradën Milot- Thumanë.
Sipas mjekëve nga spitali i Laçit, njëri nga të plagosurit është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa i plagosuri tjetër po merr mjekim në spitalin e Laçit, dhe bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e dy aksidenteve.