Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.

 

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen  në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në  35 km/h nga drejtimi Jug –  Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.