Kreu i Shtetit Bajram Begaj në Ditën Ndërkombëtarëve të Mjekëve ka vlerësuar punën e përditshme dhe sfidat me të cilat bluzat e bardha përballen.
Përmes një shkrimi në Facebook, presidenti Begaj risolli në vëmendje periudhën e Covid-19 dhe shtoi se mjekët i qëndruan besnikë betimit të profesionit të tyre.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, uroj të gjithë mjekët e Shqipërisë, për punën e tyre të palodhur, në shërbim të qytetarëve.
Pandemia COVID-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut. Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i qëndruar besnikë “Betimit të Hipokratit” e duke mos pyetur për rrezikun që i kanosej atyre vetë apo familjarëve.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Sot, tek sa për fat ditët e vështira të pandemisë duken kujtim i së shkuarës, nuk duhet t’i mbetet së shkuarës shembulli i vetëmohimit të tyre, përkundrazi, duhet të jetë një arsye më shumë, për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre.
Respekt dhe mirënjohje ndaj mjekëve tanë, ndaj të gjithë kolegëve dhe miqve të mi të nderuar”, shkruan ai.
Dita Kombëtare e Mjekëve nderohet më 30 mars të çdo viti. Kjo ditë u krijua për të njohur mjekët, punën e tyre dhe kontributet e tyre në shoqëri dhe në komunitet. Kjo ditë është regjistruar si e tillë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata humanitare Médecins Sans Frontières.