Dita e Remitancave, Majko:Të krijojmë model për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dita e Remitancave, Majko:Të krijojmë model për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik

Në Tiranë po mbahet takimi në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave, duke vlerësuar këtë kontribut, mirëmenaxhimi i remitancave në dobi të familjeve të vendit si edhe formalizimi i kanaleve të dërgimit të tyre në atdhe, objektiva kryesore këto dhe të Strategjisë Kombëtare të Diasporës.

 

Në fjalën e tij ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko tha se deri tani remitanca është konsideruar vetëm një e ardhur dhe kaq, duke theksuar nevojën e një modeli të dobishëm, një alfabeti të ri ekonomik, pasi remitancat tejkalojnë dhe investimet e huaja në vend.

 

Advertisement

“Mendoj që takimi i sotëm është i një rëndësie të veçantë. Arsyetimi mbështetet tek Strategjia Kombëtare e Diasporës, është në një moment të rëndësishëm të aplikimit të vet. Është ndër sektorët e rrallë të Republikës së Shqipërisë që brenda 4 viteve është strategjia e dytë që aplikohet për diasporën dhe marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Diasporën. Ajo që dëshiroj të nënvizoj është tema e remitancave që deri tani është konsideruar si një e ardhur dhe vetëm kaq. Modelet e dobishme që po shohim në shumë vende të botës tregojnë se bëhet fjalë për një alfabet të ri ekonomik kur flitet për remitancat. Aktualisht për Republikën e Shqipërisë përfaqësojnë të ardhurën më të madhe që shteti shqiptar merr. Ato tejkalojnë dhe investimet e huaja apo investime të natyrave të tjera të brendshme. Bëhet fjalë për një të ardhur që shkon në kufijtë e 1 miliardë dollarëve”, tha ministri Majko.

Ai përmendi dhe Bankën e Diasporës si një pikë e marrëveshjeve të firmosura mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy