Dita e Diasporës/ Milaqi: Amnistia fiskale nuk na shërben. Politika nuk ka bërë asnjë hap konkret për votën e emigrantëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dita e Diasporës/ Milaqi: Amnistia fiskale nuk na shërben. Politika nuk ka bërë asnjë hap konkret për votën e emigrantëve

Në kuadër të Ditës së Diasporës, Bledi Milaqi, përfaqësues i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ishte I ftuar mbrëmjen e sotme në VIzion Plus.

 

 

Në një intervistë të shkurtër me moderatorin Roland Zili, Milaqi foli për legalizimin e parave të emigrantëve, votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë dhe rolin e tyre në zhvillimet e vendit.

Advertisement

 

 

Roland Zili: Sot, në mbledhjen e Këshillit Kordinues të diasporës, kryeministri Rama u ndal gjatë tek amnistia fiskale, duke këmbengulur në legalizimin e parave të emigrantëve: Ju si e shikoni këtë qëndim të qeverisë?

 

Advertisement

 

Bledi Milaqi: Ne e kemi thën edhe më herët. E konsiderojmë thjesht një mekanizëm për pastrimin e parave dhe nuk është se diaspora përfiton nga kjo masë, pra kjo është për këta persona që merren me aktivitete të jashtë ligjshme. Nga ana tjetër është për të ardhur keq që në ditën e sotme, nuk u fol fare për votën e diasporeës. Asnjë fjalë nga kryeministri i cili ka pohuar se kjo e drejtë do të realizohet.

 

 

Advertisement

Roland Zili: Ju sapo fituat një betejë për të drejtën e votës në Gjykatën Kushtetuese: Besoni se në zgjedhjet e ardhme emigrantët do të arrijnë të votojnë?

 

 

Bledi Milaqi: Ne gjykojmë që vendimet ligjore dhe realiteti politik janë komplet larg njëra tjetrës. Vendimi ligjor thotë që të gjitha institucionet politike kanë detyrimin që brenda një viti të përmbushin boshllëkun ligjior, ndërsa të gjitha forcat kryesore politike në Shqipëri, vazdojnë të mbeten në fazat e deklaratave. Asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë.

Advertisement

 

 

Roland ZIli: Çfarë mendoni se duhet për një rol më aktiv të diasporës në zhvillimet e vendit?

 

Advertisement

 

Bledi Milaqi: Është pyetje me vend. Po t’i referohemi shifrave, fatkeqësisht Shqipëria sa vjen e tkurret si popullsi, ndërsa kontigjenti i diasporës sa vjen e rritet. Dhe është proces i pashmangshëm që diaspora të jetë e pranishme me zërin e saj. Kjo u vu re shumë pozitivisht gjatë periudhës së COVID, ku një pjesë e madhe e ekspertëve nga diaspora nuk mungonin në panelet që flitej rreth kësaj teme. E prej asaj kohe kontigjentë nga diaspora janë më të pranishëm në të gjitha temat që diskutohen. Personat që jetojnë në diasporë kanë edhe atë eksperiencën demokratike në vendet ku jetojnë që mund ta sjellin edhe në Shqipëri. Diasporja është një prurje e mirë brenda vendit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy