Policia ka zhvilluar një aktivitet sensibilzues për shoferët dhe këmbësorët në kuadër të Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave nga Trafiku Rrugor.
Policia bën apel që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shpëtuar jetë.
Krahasuar me aksidentet e dy viteve më parë, drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato tha se viti 2021 ka regjistruar 17 viktima më pak se viti 2019, duke shpjeguar se nuk një krahasim i tillë nuk bëhet me citin 2022 për shkak se ishim në pandemi dhe lëvizja ishte e kufizuar.
.
“Po ti referohemi statistikave kemi një ulje të vazhdueshme vit pasi viti, përsëri nuk jemi aty ku dëshirojmë. Po të bëjmë një krahasim me vitin 2017, kemi 17 të vdekur më pak. Nuk bëjmë me 2021 sepse ka qenë një vit pandemik me numër të kufizuar lëvizjesh.
AdvertisementPas meje është një improvizim i një ngjarje aksidentale, qëllimi është sensibilizimi i qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës që të jenë të kujdesshëm mos të kalojnë normat e shpejtësisë, mos të bëjnë parakalime të gabuara, të respektojmë këmbësorët jo vetëm në vijat e bardhe por edhe kudo ku hasin në rrugë, të vënë rripin e sigurimit dhe mos të përdorin celularin. Do jemi të kujdesshëm qoftë me tejkalimin e shpejtësisë por edhe me respektimin gjithë rregullave.
Policia ka shtuar flotën e saj të mjeteve dhe mjete tek për ët evidentuar çdo shkelje. Dua të sqaroj që këta mjete kanë qëllimi nuk është të rrisim masat administrative, por të parandalojmë, por edhe shkelet dhe zbatimi i rregullave të jetë maksimal. Qellim kemi shpëtimin e jetëve”, tha Qato.